Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në krye të një delegacioni, të përbërë nga përfaqësues të pozitës dhe opozitës, ka filluar vizitën zyrtare në Francë me pritjen nga presidenti i Asamblesë Kombëtare të Francës, François de Rugy. Në takim me homologun francez, kryeparlamentari Veseli diskutoi për bashkëpunimin midis Kosovës dhe Francës, në të gjitha fushat, si dhe për zgjerimin e marrëdhënieve ndërmjet dy parlamentare. Gjatë takimit, kryeparlamentari Veseli shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës për të gjitha proceset e deritashme në Kosovë, ndërsa kërkoi vazhdimin e përkrahjes së Parisit zyrtar sidomos tani për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës gjatë këtij viti. Morëm zotimin për përkrahje, në mënyrë të veçantë për integrimin e Kosovës në BE dhe natyrisht për liberalizimin e vizave, i cili është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës. Jam i lumtur që do të kemi përkrahjen e Francës në fushën parlamentare, lidhur me vendimin e madh për liberalizimin e vizave, tha kryeparlamentari Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …