Nën përkujdesjen e kryeministrit Haradinaj sot bëhet inaugurimi i Kompleksit Memorial të Dëshmorëve në Marinë

Filloi aktiviteti për rivarrimin e dëshmorëve të Zonës së Drenicës nga Polaci në Kompleksin Memorial në Marinë

Me vendim të kyeministrit të Qeverisë së Kosovës zotit Ramush Haradinaj, të datës 8. 5. 2018, është themeluar Këshillit Organizativ për rivarrimin e dëshmorëve të UÇK-së të  Zonës Operative të Drenicës në varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Marinë, i cili kryesohet nga ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.

Me 19 qershor 2018, nesër në ora 10:00 fillon puna e zhvarrimit  të  dëshmorëve të UÇK-së të  Zonës Operative të Drenicës në varrezat e fshatit Polac të komunës së Skenderajt, si dhe po të njëjtën ditë fillon rivarrimi në kompleksin memorial në fshatin Marinë të komunës së Drenasit. Ky aksion do të vazhdojë për disa ditë, deri sa të bëhet rivarrimi i gjithësej 122 dëshmorëve të rënë të UÇK-së. Anëtarë të Këshillit Organizativ që zyrtarisht janë të angazhuar në mbështetje të këtij aktiviteti janë:

Forca e sigurisë së Kosovës,

Komuna e Skenderajt,

Komuna e Drenasit,

Zyra e Kryeministrit,

Zyra për çështjen e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së,

Komisioni  për persona të zhdukur,

Instituti i mjekësisë ligjore dhe

Agjencia për menaxhimin e komplekseve memorialë. (I.Sh.)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …