Mulla, Mustafë Mehmeti, imam në xhaminë shqiptare të Bernës dhe kryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës ka mbetur pa tekst dhe i tronditur pas sulmeve të tmerrshme terroriste në Paris. 160 të vdekur është bilanci i parë nga sulmet e koordinuara terroriste në Paris, që ka tronditur gjithë botën ndërsa imami nga Berna në një deklaratë për albinfo.ch ndan dhembjen me viktimat që u terrorizuan mbrëmë në Paris dhe solidarizohet me qytetarët francezë duke shpresuar se ata kanë energji për ta tejkaluar edhe këtë dhimbje të madhe për kombin francez. „Më vjen keq që edhe njëherë e përjetuan këtë tragjedi. Sipas të dhënave të para prapa tyre qëndrojnë grupe terroristësh që thirren në islam. Kjo nuk është feja ime dhe besimi im. Besimi i vërtetë nuk mbyt njerëz, por gjallëron. Ndërsa feja islame i kushton rëndësi të madhe mëshirës, tolerancës dhe mirëkuptimit, por mjerisht nëpërmjet këtyre njerëzve të çmendur dhe veprave dhe sjelljeve të tyre çnjerëzore krijojnë huti dhe urrejtje ndaj islamit dhe besimit tim. Kështu ata kontribuojnë që islami të konsiderohet të jetë fe e dhushme“, thotë në reagimin e tij imami shqiptar nga Berna. (Albinfo.ch)
Kontrolloni gjithashtu
Profesori i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami thotë se shtyrja e Asociacionit, veçse na sjell te një Asociacion edhe më i keq
Profesori i të drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami thotë Shtyrja e Asociacionit veçse na sjell te …