leoni

Kryetari Latifi priti në takim pronarët e parcelave nëpër të cilat kalon rruga qarkore në qytetin e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar edhe nga nënkryetari Fatmir Iska, drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Afrim Oruqi dhe Përparim Krasniqi drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, kanë pritur në takim pronarët e parcelave nëpër të cilët kalon rruga qarkore që financohet nga Ministria e Infrastrukturës. Për rendësin e ndërtimit të rrugës qarkore e cila është mbi qytetin e Rahovecit, Kryetari Latifi pronarëve të parcelave nëpër të cilën kalon rruga u tha se ajo rrugë financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Infrastrukturës dhe pronarët e tokave në këtë rast ju, do të kompenzoheni sipas ligjeve të cilat janë në fuqi, për çdo pjesë që do të ju merret për të ndërtuar rrugën. Unë këtu ju kam thirrur në këtë takim që t’ju njoftoj se ajo rrugë do të bëhet pasi që edhe janë ndarë mjetet që ajo rrugë të përfundoj dhe sigurisht që ndërtimi i asaj rruge do të lehtësoj qarkullimin në qytetin e Rahovecit. Tutje Kryetari Latifi u tha pronarëve të parcelave se, sëbashku me stafin tim do të jemi në gatishmëri të ju sqarojmë për çdo paqartësi lidhur me dokumentet apo edhe me informata të tjera të cilët ju i kërkoni dhe që ne mundemi t’ju informojmë me qellim që kjo rrugë të përfundoj ashtu siç është paraparë të përfundoj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …