Ka filluar ndërtimi i trotuarit në Ngucat

Në kuadër të realizimit të projekteve për vitin 2018 dhe në kuadër të investimeve në rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme nëpër vendbanimet e Komunës së Malishevës, ka filluar ndërtimi i trotuarit në fshatin Ngucat. Punimet në ndërtimin e këtij trotuari, i kanë parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i urbanizimit, Islam Vrenezi. Nënkryetari Berisha dhe drejtori Vrenezi, janë njoftuar me ecurinë e punimeve në ndërtimin e këtij trotuari, i cili ka rëndësi të madhe për banorët, e në veçanti për nxënësit e këtij fshati, pasi janë të detyruar që të ecin përgjatë rrugës nga shtëpitë e tyre, e deri në shkollë. Punimet në këtë trotuar kanë filluar dhe janë ecur mbarë, ndërsa gjatësia e trotuarit është rreth 850 metra, përgjatë rrugës kryesore, deri në shkollë, dhe financohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …