Kryetari Jashari, për nderë të Ditës së Çlirimit, bënë nderime në varrezat e Dëshmorëve të Komunës së Skenderajt

Në ditën e shënimit të 19 vjetorit të Çlirimit të Skenderajt, Kryetari Bekim Jashari, së bashku me Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, kryesuesen e kuvendit komunal Fatbardha Haliti, Drejtorët komunalë, deputetë, asambleistë, përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së si dhe përfaqësues nga Stacioni Policor në Skenderaj, kanë bërë nderime dhe kanë vendosur buqeta lulesh pranë lapidarit të Komandantit Legjendar, Adem Jashari, pastaj pranë varrezave në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe Kompleksin e Dëshmorëve në Morinë. Gjatë ditës së 18 qershorit, Ditës së Çlirimit të Skenderajt, do të shënohen edhe shumë aktivitete të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Homazhe në nderim të heroit të kombit Salih Çekaj në Deçan dhe heroit Shefqet Mustafaj në Gllogjan

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook, ka njoftuar …