Kuvendi Komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen emergjente për shkak të gjendjes emergjente të krijuar nga reshjet e shiut dhe breshëri

Në kryesimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Rahovecit, Afrim Dina dhe në prani të Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi, kuvendarëve, drejtorët e drejtorive dhe monitoruesve të cilët bëjnë monitorimin e mbledhjeve të kuvendit, është mbajtur mbledhja emergjente për shkak të gjendjes emergjente të krijuar nga reshjet e shiut dhe breshëri. Fillimisht është mbajtur një minutë heshtje për vdekjen e Hilmi Haradinaj, prindi i Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradnaj. Në fillim të mbledhjes fjalën e mori Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, i cili tha se disa nga fshatrat e Komunës së Rahovecit përfshi edhe një pjesë të qytetit të Rahovecit janë përfshi nga vërshimet të cilat kanë ardhur si pasoj e shiut të rrëmbyeshëm dhe breshëri i cili ka rënë me datë 14 Qershor. Ju njoftoj se asnjë qytetarë nuk ka kërkuar ndihmën e mjekut edhe pse për këtë kemi qenë të përgatitur por fatmirësisht nuk ka pasur nevojë të intervenohet në asnjë rast. Kurse tek dëmet të cilat janë shkaktuar nga shiu, breshëri dhe vërshimet do të mësojmë në ditët në vazhdim pasi që unë kam formuar tri komisione të cilët do të bëjnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi, infrastrukturë dhe në amvisëri familjare. Demet e shkaktuara në këto sektor sigurisht që kapin një vlerë të madhe dhe se me buxhetin që kemi si komunë, nuk kemi mundësi që ti bëjmë kompensimin, por ne do të kërkojmë mbështete nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe besojmë se mbështetjeje do të marrim. Anëtarët e kuvendit, kërkuan që shtretërit e lumenjve të pastrohen me kohë apo edhe të thellohen, poashtu të pastrohen me kohë proçkat të cilat kalojnë nëpër disa fshatra,  pasi që sa herë ka reshje të mëdha të shiut, lumenjtë dhe proçkat dalin nga shtretërit e tyre dhe më pas po ka vërshime si në bujqësi, infrastrukturë dhe në amvisëri. Duke e ditur mundësin e vogël buxhetore të cilën e ka Komuna e Rahovecit, ata  kërkuan që të kërkohet mbështetje nga ministritë e linjës dhe gjithashtu edhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në fund të mbledhjes nga ana e kuvendarëve u aprovua një deklaratë dhe Vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për intervenime në sanimin e gjendjes emergjente të shkaktuar nga breshëri dhe shirat e rrëmbyeshëm me datë 14, 15 dhe 16 qershor 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …