leoni

VIZA

KE nuk i ka prezantuar ende rezultatet faktmbledhëse rreth përmbushjes së kriterit të fundit për liberalizimin e vizave

Komisioni Evropian nuk ka prezantuar ende rezultatet e delegacionit faktmbledhës rreth përmbushjes së kriterit të fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Në fillim të majit delegacioni kishte qëndruar në Kosovë për të grumbulluar të dhëna dhe më pas për të analizuar se sa është plotësuar kriteri i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në Komisionin Evropian zyrtarisht nuk kanë treguar se kur do të publikohen rezultatet. Por burime brenda këtij institucioni kanë thënë se ky proces nuk është finalizuar ende dhe se nuk ka një datë kur do të ndodhë. “Vlerësimi i përmbushjes së kriterit sa u përket dëshmive në regjistrin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është duke vazhduar”, ka thënë një burim brenda Komisionit Evropian. Delegacioni faktmbledhës i kryesuar nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Simon Mordue, erdhi në Prishtinë vetëm pak kohë pasi Kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, si njëri ndër dy kriteret e fundit në procesin e liberalizimit të vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …