Instituti Pedagogjik i Kosovës organizon sot konferencën për Publikimin e Raportit të Studimit “Përvojat e para në vlerësimin e performancës së shkollës në Kosovë”. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Instituti Pedagogjik i Kosovës, me përkrahjen e UNICEF-it në Kosovë, kanë hartuar dokumentin Korniza për Sigurim të Cilësisë së Performancës së Shkollës, si dhe dokumentet e tjera përcjellëse, për sistemin e vlerësimit të performancës së shkollës. Konferenca ka për qëllim të informojë palët e interesit lidhur me përvojat e para në vlerësimin e brendshëm të performancës së shkollës në Kosovë, ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet politikave, procedurave dhe qasjeve ndaj vlerësimit të performancës së shkollës në Kosovë me vendet e BE-së, si dhe të këmbejë përvojat dhe praktikat e përfaqësuesve të institucioneve arsimore në Kosovë që kanë rol dhe përgjegjësi në sigurimin e cilësisë në institucionet arsimore parauniversitare.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …