Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairi O’Connell, me të cilin diskutuan për të arriturat gjatë këtij gjashtëmujori të parë në fushën e financave publike. Më këtë rast, Ministri Hamza duke falënderuar ambasadorin O’Connell dhe shtetin Britanik, si partner strategjik i Kosovës, për ndihmën që vazhdon të jep për Kosovën, ai gjithashtu e njoftoi atë për progresin dhe të arriturat në Ministrinë e Financave, për trendin pozitiv të të hyrave dhe nivelin e shpenzimeve buxhetore, Buxhetin e shtetit gjatë këtij gjashtëmujori, si dhe për stabilitetin makro fiskal në përgjithësi. Ndërsa, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, shprehi gatishmërinë e shtetit britanik për vazhdimin e mbështetjes dhe bashkëpunimin me Kosovën në realizimin e planeve strategjike në fushën e financave.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …