Komuna e Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e parë publike për këtë gjashtëmujorë

Në bazë të nenit 68.1 të ligjit për Vetëqeverisje Lokale nr. 03/L-040, për mbajtjen e dy takimeve publike gjatë një viti, komuna e Skenderajt ka mbajtur dëgjimin e parë publik për gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Në fillim të kësaj mbledhje, Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari ka folur për punën gjashtë mujore, sfidat, vështirësitë si dhe projektet e reja dhe projektet që janë duke u zhvilluar në Komunën e Skenderajt. Pastaj Kryetari Jashari hapi debatin për pyetje dhe kërkesa që kanë qytetarët. Qytetarët përmes pyetjeve u njoftuan në detaje për punën dhe projektet që janë duke u zhvilluar, ata patën edhe kërkesa për rregullimin e kushteve infrastrukturore, po ashtu qytetarët mirëpritën angazhimin e Kryetarit Jashari për eliminimin e deponive ilegale për një ambient më të pastër si dhe përkushtimin në të gjitha fushat e tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …