leoni

Kryetari Begaj, inspektoi punimet në dy shkolla

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga drejtori komunal për arsim, Blerim Thaçi, kanë vizituar shkollën e mesme profesionale në Kijevë dhe shkollën fillore në Llazicë, me qëllim të inspektimit të punimeve në këto dy shkolla, njëra riparim dhe tjetra objekti ri shkollor. Kryetari Begaj dhe drejtori Thaçi, fillimisht në Kijevë, në shkollën e mesme profesionale, janë njoftuar me ecurinë e punimeve në riparimet e brendshme që janë duke u bërë në këtë shkollë, përkatësisht me rregullimin e mureve, rregullimin e tualeteve, si dhe me rregullimin e dyshemesë së klasave. Po ashtu edhe në fshatin Llazicë, kanë parë nga afër ecurinë e punimeve në objektin e ri të shkollës së fshatit, e cila pritet të jetë e gatshme për vitin e ri shkollor. Punimet në këtë shkollë janë drejt përfundimit. Kryetari Begaj dhe drejtori Thaçi, janë ndarë të kënaqur me ecurinë e punimeve, ndërsa kanë kërkuar nga përgjegjësit, që të gjitha punimet të kryhen brenda afateve të parapara dhe shkollat të jenë të gatshme për vitin e ri shkollor 2018/2019.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …