Më 23 nëntor 2015, duke filluar në orën 18,oo, përurohet libri”THE TERROR OF SERBIAN OCCUPIER OVER ALBANIANS 1844-1999, iautorit Prof.dr.Nusret PLLANA, botimi i gjashtë i plotësuar(versioni anglisht), i cili do të mbahet në Universitetin e Grazit në Austri, më 23 nëntor 2015, me fillim në ora 18,oo. Është botimi më i avansuar deri më tani i këtij libri, i cili për herë të parë është botuar në vitin 2001. Ky është libri më tronditës në historinë botërore, i cili tani ka 770 faqe dhe më shumë se 650 fotografi kolor dhe i sajuar në këto gjuhë të botës: anglisht, shqip, frengjisht, gjermanisht, turqisht, serbisht, japonisht e suedisht. Kapitulli i fundit titullohet: Itinerary of a book around the World (Rrugëtimi I një libri nëpër botë), i ilustruar me më shumë se 300 foto kolor, që pasqyron promovimin e këtij libri në 50 qendrat më të njohura evropiane dhe botërore, nga Kosova deri në Australi. Promovimin e kanë mundësuar: Universiteti prestigjioz i GRAZ-it të Austrisë, me kontributin e dy ligjëruesve të tij, Prof.dr. Kurt Kalcher, Prof.dr. Ahmet Hajrizi dhe Shoqata Shqiptaro – Austriake në Shteimark, me Kryetar z.Fatmir Osmanin.