Lëvizja për Bashkim ka mbajtur kuvendin e VIII-të zgjedhor

Lëvizja për Bashkim ka mbajtur kuvendin e saj të VIII-të zgjedhor. Kryetari i LB-së Avni Klinaku në fjalën e tij drejtuar bashkëpartiakëve të tij tha se gjendja e rënduar politike në vend është shkaktuar nga procesi i padrejtë i statusit të Kosovës. Vendi është zhytur në korrupsion, krim të organizuar dhe ky është duke u bërë rrezik i madh për shoqërinë tonë, tha kryetari në largim i LB-së, Klinaku. Gjendja e rëndë politike është shkaktuar nga procesi i stërzgjatur edhe i padrejtë i definimit të statusit të Kosovës dhe akomodimit të pakicave për këtë status. Kosova edhe pas shpalljes së pavarsisë ka vazhduar të ketë probleme të rënda politike, ekonomike, sociale , shëndetësore , arsimore, kulturore e sportive. Si një lloj i kësaj situate të tillë segmentet e caktuara të një shoqërie janë zhytur në një korrupsion mban, në krim të organizuar e në degradim të jetës shoqërore në përgjithësi”, tha Klinaku.


Në këtë mbledhje të KP-së u vendos që për shkak të rritjes dhe zgjerimit të LB-së, si dhe për shkak të punës së madhe që e pret atë në të ardhmen, të rriten dhe të zgjerohen kapacitetet e strukturave udhëheqëse të LB-së. Kështu që, nga kjo mbledhje, unanimisht u vendos që Muhamet Kelmendi të jetë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm. Ndërsa, Kryesia e KP të LB-së u zgjerua me këta anëtarë: Mentor Kaçi, Ejup Pllana, Muhamet Kelmendi, Nazim Jashari, Kushtrim Sheremeti e Shukri Klinaku.


Sa i përket ndryshimeve strukturore, Këshilli i Përgjithshëm vendosi që LB tani e tutje ta ketë Sekretarin e Përgjithshëm dhe gjashtë nënkryetarë. Këshilli i Përgjithshëm votoi Valon Muratin për Sekretar të Përgjithshëm të LB-së, ndërsa, sipas votës së KP-së, nënkryetarë të LB-së do të jenë: Raif Qela, Fadil Fazliu, Aurora Bakalli, Muhamet Kelmendi, Mentor Kaçi e Nazim Jashari


 

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …