Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka biseduar dje me ambasadorët e vendeve të Kuintit, ambasadorin amerikan, Delawie ambasadorin O’Connell, të Britanisë së Madhe, ambasadorin, Chabert të Francës, ambasadorin, Sardi të Italisë, zëvendësambasadorin, Voss, të Gjermanisë dhe shefen e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova. Thaçi i njoftoi ambasadorët se e ka pranuar ftesën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, për takimin e ri në Bruksel, të dielën më 24 qershor. “Përfaqësuesit e shteteve të Kuintit rikonfirmuan përkrahjen e tyre për fillimin e fazës përfundimtare të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve”, thuhet në njoftim. Kosova është e gatshme për dialog dhe për normalizim të marrëdhënieve”, citohet të ketë thënë, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …