Edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ka nisur turneun e tij diplomatik në disa vende evropiane në përpjekje për të rritur mbështetjen për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës si dhe anëtarësimin e vendit në Organizata Ndërkombëtare. Sipas një njoftimi, ndalesa e parë e kryediplomatit, Pacolli ka qenë Vjena, ku ai u prit në një takim nga ministrja e Austrisë për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme, Karin Kneissel. “Në kuadër të këtij takimi dy-palësh është vlerësuar bashkëpunimi i shkëlqyeshëm në mes dy vendeve, ndërsa është theksuar edhe miqësia historike në mes dy popujve”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …