Veseli vendos buqeta lulesh tek Ambasada franceze

Në shenjë nderimi për viktimat
e sulmeve terroriste në Paris, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka vendosur
buqeta lulesh tek Ambasada e Francës në Prishtinë. Me këtë rast, ai i shprehu
ambasadores franceze, Daviet, ngushëllime për viktimat e sulmit të djeshëm.
Sipas kryekuvendarit, Veseli, “
këto sulme barbare kanë lënduar zemrat e të gjithë neve, sepse një mik
i madh i Kosovës, Franca është sulmuar, por vlerat mbi të cilat bazohet Franca
dhe ne popujt tjerë që i ndajmë këto vlera franceze, qëndrojnë të palëkundura
përgjithmonë”.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …