Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo qëndroi për vizitë në qytetin e Rahovecit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo qëndroi për vizitë në qytetin e Rahovecit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo qëndroi për vizitë në qytetin e Rahovecit. Fillimisht Ministri Rikalo mori pjesë në hapjen e simpoziumit shkencor “Vlera dhe ardhmëri e hardhisë dhe verës Vranç”, simpozium ky dyditor i cili po mbahet në po këtë qytet.  Me ftesë të Kryetarit të Komunës, Smajl Latifit, Ministri Rikalo e shoqëroi z. Latifi në zyrën e tij me ç’rast biseduan për dëmet e shkaktuara ditëve të fundit nga breshëri dhe të reshurat e mëdha prej të cilave pësoi rëndë bujqësia në përgjithësi e posaçërisht sektori i vreshtarisë. Ministri Rikalo tha se është formuar një komision në nivel komunal së bashku me Ministrinë e Bujqësisë dhe do të bëhet vlerësimi i dëmeve të shkaktuara dhe pas kësaj do të merren vendime për mënyrën e kompensimit. “MBPZHR-ja do të mundohet përmes formave të ndryshme të gjej modele të përshtatshme dhe pastaj do të vendoset se çfarë mundësi do të përzgjidhen”.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se kërkon nga Ministri që të filloj me iniciativë për krijimin e një fondi emergjent për kompensimin e dëmeve të fermerëve të shumtë të cilët janë dëmtuar rëndë pas të reshurave të fundit. “Shpresoj që pas vlerësimit të dëmeve nga komisionet e përbashkëta të Komunës së Rahovecit dhe Ministrisë së Bujqësisë, do të gjenden modalitete që këto shqetësime dhe dëme të fermerëve tanë, të realizohen konkretisht me kompensim nga ana e Qeverisë”. Në këtë takim u diskutua edhe për çështjen e sigurimeve bujqësore si një mekanizëm mjaft i rëndësishëm për mbrojtjen e prodhuesve dhe prodhimeve kosovare.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …