Pas tri vizitave të Faton Thaçit në Mantova të Italisë priten investime konkrete në Kosovë

Pas tri vizitave të Faton Thaçit në Mantova të Italisë priten investime konkrete në Kosovë

Gjatë një vizite në Mantova të Italisë, zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, ka zhvilluar takime me biznese të ndryshme, që kanë shprehur interesim ta investojnë kapitalin e tyre në Republikën e Kosovës, konkretisht në sektorin e Bujqësisë.

Thaçi ka takuar pronarin e fabrikës “Giallograno”, Pierpaolo Cavaglieri, ku pritet që në muajin e ardhshëm të këtij viti të vijë në Kosovë me investime konkrete.

Cavaglieri pritet të investojë në Kosovë në fushën e bujqësisë dhe industrinë e përpunimit të pemëve dhe perimeve, që do të gjenerojë vende të reja pune dhe do ta fuqizojë sektorin e bujqësisë. Me këtë hapë do vetëdijesohen prodhuesit duke ofruar informata e këshilla prodhuese, do rritet kapaciteti prodhues dhe do sigurohet tregu i shitjes së produkteve të agro-kulturës. Thaçi ia tregoi Cavaglieri kushtet që ofron Kosova për një investitorë të huaj, duke shtuar se janë miratuar një sërë kushtesh që ofrojnë lehtësira për bizneset e huaja që shprehin dëshirën ta investojnë kapitalin e tyre në Kosovë.

Zëvendësministri i siguroi se Kosova ka bërë progres në fushën e investimeve të huaja me miratimin e infrastrukturës ligjore, kushtet afariste e të bërit bizës si dhe politikat fiskale. Ai po shoqërohet nga drejtori i Bujqësisë në Komunën e Malishevës, Murat Hoxha, që në këtë komunë pritet të ketë investime nga bizneset e Mantovas.Delegacioni ishte nën shoqërimin e mërgimtarit që jeton dhe punon në Itali, Ragip Berisha, që ka ndihmuar në vënien e kontakteve me bizneseve Italiane.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …