ATK: Kërkesat për rimbursim të TVSH-së, trajtohen në mënyrë profesionale dhe brenda afateve ligjore

ATK: Kërkesat për rimbursim të TVSH-së, trajtohen në mënyrë profesionale dhe brenda afateve ligjore

Administrata Tatimore e Kosovës e ka parë të arsyeshme të reagoj ndaj deklaratës së deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Milaim Zeka, i cili në seancën e ditës së djeshme të kuvendit ka folur lidhur me rimbursimin e TVSh-së për tatimpaguesit. Administrata Tatimore e Kosovës thotë se kërkesat për rimbursim të TVSH-së, çdo herë trajtohen në mënyrë profesionale dhe brenda afateve ligjore. “Lidhur me mënyrën se rimbursimit, ne ju njoftojmë ATK përmes sistemit elektronik EDI ka krijuar modulin e ri të rimbursimit, i cili ka për qëllim menaxhimin e kërkesave për rimbursim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, Tatimit në të Ardhurat Personale, si dhe Tatimit në të Ardhurat në Korporata të cilat pranohen në mënyrë elektronike, me deklaratën tatimore të tatimpaguesit dhe ofron lehtësi për tatimpaguesit, shkurtim të kohës dhe zvogëlim të shpenzimeve për tatimpaguesin, si dhe kursim të resurseve njerëzore në ATK”, thuhet në reagimin e ATK-së.

Thonë se kjo është bërë me qëllim të minimizohet subjektivizmi i zyrtarëve tatimore, me rastin e trajtimit të kërkesave për rimbursim të tatimpaguesve. “ATK i bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve të cilët kanë informacione, se me rastin e kërkesave të tyre për rimbursim janë ballafaquar me çfarë do lloj sjellje, të cilat nuk janë në harmoni me kodin e etikës së zyrtarëve tatimore dhe ligjeve në fuqi, ti lajmërojnë në organet kompetente. Po ashtu, bëjmë thirrje organeve të ndjekjes që të hetojnë çfarë do shkelje ligjore apo përfitimeve që mund të jetë bërë në këtë proces”, përfundon reagimi i këtij institucioni

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …