Zëvendës-kryeministri, Enver Hoxhaj ka pranuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë në nivelin që kërkon Serbia dhe si kompensim, Beogradi zyrtar nuk do ta pengojë Kosovën të pranohet në OKB. Madje ai thotë se këto dy kompromise duhet të shkojnë paralelisht. Sa i takon OKB-së dhe asociacionit qëndrimi im jo vetëm tash në 2018 por edhe në 2015 ka qenë që ne do duhej një model marrëveshje te asociacionit ta integronim me një marrëveshje të madhe që do të i normalizonte raportet Kosovë-Serbi. Shpejtësia e themelimit të asociacionit duhet të shkojë paralelisht me ulësen ne OKB, ka thënë Hoxhaj pa sqaruar se cilat lëshime janë bëeë me rastin e të ashtuquajturit Asociacion, të cilin serbët e interpretojnë për fillimi si një republikë serbe e cila pastaj me referendum i bashkohet Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …