leoni

Kryetari Begaj dhe ministri Hasani, biseduan për projektet në Malishevë

Ministri i Ministrisë për Tregti dhe Industri, Bajram Hasani, i shoqëruar edhe nga shefi i kabinetit të tij, Durim Limaj, kanë vizituar Komunën e Malishevës dhe janë takuar me Kryetarin e Komunës, Ragip Begaj, nënkryetarin Hajdin Berisha dhe drejtorët e drejtorive komunale. Qëllim i kësaj vizite, ishte njoftimi me ecurinë e projekteve në Komunën e Malishevës dhe krijimi i mundësive për zhvillim më të madh ekonomik. Kryetari Begaj, pasi e ka njoftuar ministrin Hasani për rrjedhat e përgjithshme në Komunën e Malishevës, e ka njoftuar edhe me projektet që është duke i realizuar komuna, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe krijimin e kushteve për investime në Malishevë. Ministri Hasani, fillimisht e ka përgëzuar kryetarin Begaj, për punën që është duke u bërë në Malishevë, dhe ka premtuar përkrahjen e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht ministrisë që ai drejton, pasi qëllimi i ministrisë është që në të gjitha komunat e vendit, të krijohen mundësi më të mëdha për investime, në të gjitha fushat e zhvillimit ekonomik. Begaj dhe Hasani, janë pajtuar që të vazhdohet bashkëpunimi mes komunës dhe ministrisë, me projekte të përbashkëta, me qëllim të krijimit të mundësive për zhvillim më të madh ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …