leoni

Kryetari Haliti fton Zviceranet të investojnë në Viti

Me ftesë të Odes Ekonomike Zvicër- Kosovë, Kryetari i Komunës se Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi po qëndrojnë për vizitë në Zvicër. Ata gjatë ditës së mërkurë vizituan disa fabrika të përpunimit të produkteve Bujqësore brenda këtij shteti, si fabrikën e prodhimit te djathit “Laiterie du Mouret “ne Friburg. Përndryshe me ndërmjetësimin e Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë po planifikohet hapja e një fabrike të tillë në Viti dhe atë në bashkëpunim me investitorët Zviceran. Nën shoqërimin e përfaqësuesve të Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë Kryetari Haliti dhe Drejtori Ademi kanë vizituar edhe fabrikën e prodhimit te lëngjeve dhe pijeve Alkoolike “Morand” në Martigny. Me këtë rast ata u pritën nga drejtori Gjeneral të kësaj fabrike, Julien Morand i cili u interesua për kapacitet prodhuese qe ka Vitia për prodhimin e pemëve i cili njëkohësisht është Kryetar i Shoqatës se Pemëtarëve në shtetin Helvetik. Kryetari Haliti ndër tjerash falënderoj përfaqësuesit të Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë me ndihmën e të cilët po realizohet kjo vizitë në Zvicër duke e cilësuar këtë së shumë të nevojshëm dhe në interes të komunës së Vitisë. ”Dua të falënderoj Odën Ekonomike Zvicër-Kosovë që mundësoj që ne të zhvillojmë këto vizita në fabrikat me traditë në Zvicër. Natyrisht pos që kemi mësuar mbi praktikat e mira të prodhimit dhe shitjes së produkteve cilësore ne kemi shfrytëzuar rastin që të i ftojmë ata të investojnë në komunën tonë. Vitia ka potenciale të mira për investime dhe për këtë arsyeje jemi ndër komunat më të mira ku ja vlen të bëhet biznes”, u shpreh ndër tjerash kryetari Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …