Shumica e seancave të Kuvendit të Kosovës kanë përfunduar para kohës, për mungesës të kuorumit, pasi një pjesë e madhe e deputetëve ose nuk shkojnë fare në seancë, ose vetëm regjistrohen në listën e mëditjeve dhe më pas largohen nga salla. Kuvendi i Kosovës tash e sa kohë po karakterizohet me ndërprerje të seancave dhe me mosvotim të pikave të rendit të ditës për shkak të mungesës së kuorumit. Në seancën e së martës deputetët debatuan tërë ditën, por në fund nuk arritën të miratojnë asnjë pikë, pasi nuk kishte kuorum. Kjo vlerësohet si papërgjegjësi e deputetëve, ndërsa theksohet fakti se aktualisht nuk ka ndonjë mënyrë për t’i penalizuar deputetët, që mungojnë ose që largohen. Sipas opozitarëve, kjo situatë e tillë në Kuvend do të vazhdojë derisa kjo Qeveri të bjerë. Ndërkohë, monitorues të punë së Kuvendit thonë se pritet grumbullimi i çështjeve për votim dhe se kjo situatë nuk do të zgjidhet as me rregulloren e ardhshme.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …