Në një intervistë për “Radion-Kosova e Lirë”, zëvëndës-ministri i MBPZHR-së, Vesel Krasniqi ka folur lidhur me shpërndarjen e granteve, ndërsa ka treguar se për këtë vit, si grante shtesë janë. lajthia dhe arra, meqë ka pasur shumë kërkesa për këto dy produkte. Buxheti për mbështetje të fermereve është relativisht i mirë, por kjo nuk mjafon. Andaj ne do kërkojmë nga Qeveria që të rritet buxheti deri në 100 milionë euro. Siperfaqja e mbjellur me grurë i mbulon vetëm 65 perqind të nevojave tona. Këtë vit ne kemi planifikuar të kemi ekspertë për vendosjen e pesë produkteve të reja perveç grurit, pasi ndikon pozitivisht te fermeret sepse rriten rendimentet, ka thenë me tjerash, zëvendës-ministri i MBPZHR- së, Vesel Krasniqi, në intervistën e tij për “Radion Kosova e Lirë”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …