Edita Tahiri: Pavarësisht se po na injoron Serbia ne nuk do ta ndërpresim dialogun (!)

Ministrja për dialog me Serbinë, e zgjedhur  nergut për këtë punë nga Qeveria dhe zyrat e huaja, edhe pse nuk ka bazë deleguese, as ka fituar ndonjë votë në partinë e saj  tashmë të harruar, vazhdon të jetë  këmbëngulëse për të vazhduar dialogun me Serbinë dhe për të bërë edhe koncesione të tjera, sepse vetëm me një pozitë të tillë të neveritshme  nënshkruese e skllavëruese, ajo vazhdon ta mbajë pozitën e dialoguese dhe  t’i sjellë dëm të pariparueshëm vendit. Kjo Edita thotë se  pavarësisht pengesave që Serbia ia bëri Kosovës për mospranim në UNESCO, pavarësisht pezullimit të ASK-së nga Gjykata Kushtetuese, dialogu për normalizim të marrëdhënieve duhet të vazhdojë. Ajo mendon se ata që bëjnë  thirrjet për ndërprerjen e dialogut me Serbinë  janë mendje që nuk mendojnë thellë. Ndërprerja e dialogut do ta dërgonte Kosovën drejt një izolimi, thotë Edita pa bërë të ditur se për çfarë lloj izolimi bëhet fjalë. Me siguri se mendja e saj “shumë e thellë” mendon se Kosova mund të izolohet nga Serbia dhe asaj do t’ i dështojë dialogu që e ka filluar gati pesë vjet më parë me ish-kolegun e saj  të dashur, të studimeve, serbin Stefanoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …