Marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk nënkupton asnjë kompromis që e paralizon shtetin e Kosovës dhe nuk nënkupton asnjë lloj ndarje, ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Sipas kësaj deklarate, kuptohet mirëfilli se kompromisi do të jetë i rëndë dhe tejet i dëmshëm por nuk epo e paralizuaka Shtetin. (!) Veseli është shprehur optimist se në fund të këtij viti, Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare do të vendosin që t’u heqin vizat qytetarëve të Kosovës në mënyrë që edhe ata të lëvizin lirshëm sikurse qytetarët tjerë evropianë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …