Pavarësisht shkeljeve flagrante të Marrëveshjeve të
Brukeslit, Beogradi me propagandën e tij po fajëson Prishtinën për shkelje.
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq bashkë me ekipin e tij, ka shtuar
aktivitetet diplomatike në Bruksel për të ushtruar presion ndaj Prishtinës.
Gazeta ‘Blic’ citon një burim brenda Qeverisë serbe, i cili ka thënë se “Beogradi
këmbëngul që edhe të tjerët të mbarojnë ato për të cilat janë marrë vesh”. Në
ndërkohë, e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë me në krye
Marko Gjuriqin, po vazhdon punën rreth hartimit të projekt-statutit të
Asociacionit të Komunave Serbe. Me këtë rast, pala serbe po kërkon që
kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa të jap sqarime në Bruksel për suspendimin e
Marrëveshjes së AKS-së nga Gjykata Kushtetuese.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …