Në kuadër të diskutimeve për Pakon ligjore të reformës së administratës publike, Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar në takime të ndara ka pritur përfaqsuesit e sindikatave të Policisë, kryesuar nga kryetarja Valbona Kamberi, të Doganës, Ali Vitinë dhe të Shërbyesve Civil të kryesuar nga kryetari Mursel Zymberi. Në këto takime u shpalosën tri projektligje: Projektligji për Administratën Shtetërore, Projektligji për Zyrtarët Publik dhe Projektligji për Pagat. Ministri Yagcilar tha se do të miren parasysh propozimet dhe sygjerimet nga palët e interest, sepse këto tri projektligje prekin çështje shumë të rëndësishme dhe komplekse të funksionimit të shtetit. Ndaj, puna e bërë deri tash nuk ka qenë proces i lehtë, por në këtë drejtim është punuar me përkushim të madh.
