leoni

Gjykata Kushtetuese e Kosovës do ta vërtetojë kushtetutshmërinë e AKS-së

Ambasadori amerikan  në Serbi, Michael D. Kirby, ka deklaruar se pret që Gjykata Kushtetuese e Kosovës do ta vërtetojë kushtetutshmërinë e Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, ashtu siç ka vepruar edhe më parë me pjesët e tjera të marrëveshjeve të Brukselit, që në prill të vitit 2013 i kanë arritur Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, raporton agjencia Beta. “Edhe deri tash Gjykata Kushtetuese në Prishtinë i ka shqyrtuar dhe në fund çdo herë e ka vërtetuar kushtetutshmërinë e pjesëve të ndryshme të marrëveshjes së Brukselit”, tha Kirby.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …