Këshilltari, i ministrit të Finanacave, Bedri Hamza, zotëriu, Lulzim Rafuna, ka deklaruar për mediet se ai së bashku me ministrin dhe me këshilltarët kanë refuzuar të marrin pagën me rritje për të cilën vendosi kryeministri Ramush Haradinaj. I pyetur nëse ministria ka forcë ligjore për të penguar rritjen e pagave të qeverisë, Rafuna ka thënë se kjo gjë nuk mund të bëhet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në mbledhjen e qeverisë të mbajtur javën e kaluar, duke konsideruar qëndrimin e Kushtetueses mbi rritjen e pagave, ministri i Financave, Hamza, nuk votoi vendimin për rritje pagash me sugjerimin që të pritej miratimi i Ligjit për pagat në mbështetje të cilit do të harmonizohej rritja e pagave të zyrtarëve të lartë. Gjykata Kushtetuese ka thënë se vendimi për rritjen e pagave nuk bie ndesh me Kushtetutën.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …