Ish zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi ka shfaqur bindjen e tij se vonimi i krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe do të ketë pasoja negative për Kosovën. Ai ka tërhequr vërejtjen më tutje se nëse qëndron marrëveshja e fundit me Serbinë, pasojat e saj do të vërehen edhe pas disa dekadash. Krijimi i të Asociacionit të Komunave Serbe duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe nëse do të ketë ndryshime eventuale atëherë duhet të respektohet aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese, si dhe të ketë një ekspertizë të theksuar në draftimin e statutit, me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtar. Duhet t’i bindim partnerët ndërkombëtar, cili është ky draft i mirë, i pranueshëm, por asnjëherë që nuk lejon pushtet të tretë. Nëse mbetet në marrëveshjen e fundit, këtë që po e thonë juridikisht të obligueshme, do të ketë pasoja më të rënda dhe mbi të gjitha, definimi territorial, cili do qoftë ai, do të ndikojë negativisht në zgjidhjet që do të bëhen pas 20-30 viteve, ka tërhequr vërejtjen zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …