SHFMU ,,Kuvendi i Verrave të Llukës ,, më shkollë të re

Filluan punimet në ndërtimin e shkollës së re “Kuvendi i Verrave të Llukës” në Fshatin Llukë e Epërme të komunës së Deçanit, projekt ky i financuar nga Ministria e Arsimit e Shkencës dhe Teknologjisë. Shkolla e re e cila do të ndërtohet do t’i plotësoi kushtet për mbajtjen e mësimit për nxënësit e këtij lokaliteti duke pas parasysh edhe objektin ekzistues i cili është rinovuar nga banorët e fshatit Llukë e Epërme. Shkolla e nisur është financuar nga MASHT-i në bashkëpunim me Komunën e Deçanit, shkollë kjo e cila aktualisht numëron 113 nxënës. Në këtë fillim të punimeve i pranishëm ishte Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, drejtori i DKA-së Qazim Maloku më bashkëpunëtorë, drejtoresha e shkollës Besarta Tahirukaj, nxënës, mësimdhënës dhe prindër të cilët e priten më entuziazëm  fillimin e punimeve të kësaj shkolle. Ne, e kemi për detyrë që këtyre nxënësve t’u sigurojmë një arsim cilësor, një edukim të shëndetshëm, që të rinjve tanë t’u krijojmë një perspektivë për të ardhmen, tha kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …