Vazhdojnë punimet për sanimin e  rrugëve fushore të bllokuara nga reshjet e shiut

Shiu dhe vërshimet e ditëve të fundit përveç dëmeve që u ka shkaktuar fermerëve të vyeshëm të Komunës së Rahovecit, janë dëmtuar edhe rrugët fushore duke penguar fermerët që ti punojnë tokat e tyre. Me kërkesë të, Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi rrugët që janë dëmtuar nga reshjet e shiut është duke u intervenuar në sanimin e këtij problemi, në zonat ku rrugët janë shume të dëmtuara me qellim që tu ndihmohet fermerëve që mos të hasin në vështirësi. Punimet në sanimin e rrugëve fushore, nga afër i kanë parë edhe nënkryetari i Komunës Fatmir Iska, Berat Duraku, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Rumir Zhuniqi drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit. Punët në rregullimin e  rrugëve fushore, të dëmtuara nga vërshimet e fundit, pritet të përfundojnë shumë shpejtë, në mënyrë që fermerët ti kryejnë punët në arat e tyre pa  ndonjë vështirësi në lëvizjen e tyre nëpër rrugët të cilët ishin dëmtuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …