Kryetari Muharremaj priti në takim disa studentë

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka pritur në takim, në zyrën e tij disa studentë nga komuna e Suharekës, të cilët studiojnë në Amerikë. Kryetari u ka uruar shumë suksese dhe shëndet këtyre studentëve dhe u ka premtuar përkrahje gjatë studimeve dhe u ka thënë se ju jeni ardhmëria e komunës tonë dhe po na përfaqësoni denjsishtë në shtetin mik të vendit tonë, në shtetin më të zhvilluar në botë, Amerikën. Studentët janë shprehur të kënaqur për këtë pritje që ua bëri Kryetari Muharremaj dhe për premtimet në mbështetje gjatë studimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …