leoni

Zëvendësministri Dukolli vazhdon me vizitën në sektorin e ndërtimtarisë

Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Çerkin Dukolli, njëherish kryesues i Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë së bashku me anëtarët e këtij këshill kanë vazhduar vizitën e radhës në vend-punishtet e kompanive të sektorit të ndërtimtarisë në qytetin e Prishtinës. Gjatë kësaj vizite, në ambientet e punës, anëtarët e KNSSHP-së u interesuan për kushtet e punëtorëve, të drejtat e tyre, me theks të veçantë masat rreth sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve. Dukolli në bashkëbisedim e sipër me investitorët dhe pronarët e kompanive ndërtimore ju bëri me dije se duhet të ofrojnë kushte të mira për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve, ngase kjo është obligim ligjor të cilin duhet ta përmbushim. “Si sektorë, ndërtimtaria ka specifikat e veta të sigurisë, ne kemi pasur këtyre viteve të fundit raste të lëndimeve por edhe me fatalitete, kështu që  të gjithë ne duhet të angazhohemi që  të ofrojmë ambiente të sigurta për punëtorët tanë në punishtet tona, përfshirë këtu edhe pajisjet e duhura të punës“, tha zv/ministri Dukolli. KNSSHP ftoj investitorët por edhe punëkryesit në ndërtimtari që të rrisin angazhimet dhe të shtojnë kapacitetet e tyre në lëmin e sigurisë dhe shëndetit në punë, normalisht edhe punëtorët duhet të kujdesen për sigurinë e tyre dhe të tjerëve në mënyrë që të kemi vende pune të sigurta.  “Si KNSSHP, në vazhdimësi përmes raporteve tona do dalim me propozime konkrete për institucionet relevante sa i përket çështjes së sigurisë dhe shëndetit në punë”, ka shtuar ndër tjerash Dukolli.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …