Në këtë ditë, Këshilli vlerëson se shërbimi civil i Republikës së Kosovës, është duke kaluar nëpër një proces të reformimit, duke pasur si vizion, krijimin e një shërbimi civil profesional, të paanshëm, gjithëpërfshirës si dhe efektiv dhe efikas në kryerjen e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Këshilli, është duke e dhënë kontributin e vet në kuadër të mandatit kushtetues dhe ligjor në procesin e hartimit të pakos ligjore të administratës publike, duke e mbështetur fuqishëm Ministrinë e Administratës Publike në procesin e reformimit të administratës publike, por thekson se institucionet kompetente të Republikës së Kosovës, duhet të kenë parasysh domosdoshmërinë që këto reforma të jenë koherente, të qëndrueshme dhe lehtë të zbatueshme. Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ju garanton të gjithë nëpunësve civilë dhe institucioneve të administratës publike të nivelit qendror dhe lokal që kanë të punësuar nëpunës civil, që të vazhdojne te kenë besim në vendimmarrjen e Këshillit, në kuadër të ushtrimit të funksioneve të veta kushtetuese dhe ligjore.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …