Procesi i zhvarrimit të Dëshmorëve nga fshati Polac, për t’u rivarrosur në Marinë të Skenderajt, po vazhdon çdo ditë dhe gjithçka është duke rrjedhur sipas planit. Për të parë nga afër procesin e zhvarrimit dhe rivarrimit të Dëshmorëve të UÇK-së, gjatë ditës së shtune morën pjesë Drejtorët e Drejtorive nga Komuna e Skenderajt, i pranishëm ishte edhe Deputeti Bekim Haxhiu.
Dëshmorët e lirisë po rivarrosen me nderimet më të larta ushtarake dhe shtetërore.