(Heshtja e shoqerise sone para ketij krimi me shqeteson me shume se vete krimi i shtetit!)
Pedagogu universitar, veprimtari dhe atdhetari i dalluar, Sadri Ramabaja, edhe sot eshte prapa shtate drynave te shtetit te kapur nga bashkepunetoret e djeshem e te sotem te Serbise, nga krimi i organizuar, nga antidrejtesia, nga urrejtja dhe etja per hakmarrje ndaj atyre qe dje ishin kundershtare dhe armiq te denj te pushtueseve jugoserbe… Urrejtja dhe etja per denigrim e hakmarrje ndaj veprimtareve te Levizjes Popullore te Kosoves dhe luftetareve te denj te UÇK-se po manifestohet hapur ne qarqe te larta zyrtare, ne medie dhe ne disa qarqe “intelektuale” (kalemxhinj te Jugoserbise dhe Titos!). Ketij projekti antishqiptar per denigrim dhe hakmarrje ndaj cilitdo qe ishte kundershtar i pushtuesve dhe kolaboracionisteve i eshte bashkuar pa hezitim dhe me kohe edhe (anti)drejtesia, qe eshte “produkt” i politikave kolaboracioniste dhe “produkt” i krimit qe ka kapur lirine, pavaresine dhe shtetin e Kosoves!
Secili njeri me dy grame mend ne koke dhe me dy dite shkolle e kupton se kunder Sadri Ramabajes nuk ka asnje fakt a prove per ta mbajtur ne burg apo per ta akuzuar… Po ta lexosh aktakuzen e kupton qellimin fund e krye politik te saj. I vetmi fakt ne kete aktakuze eshte plagosja e Azem Vllasit (kryekolaboracionist i Kosoves ne vitet e renda), te cilin shkruesit e aktakuzez e ngrejne ne shkalle te “udheheqesit” te Kosoves ne kohen e pushtimit!!! Mendimi per vrasjen e Azemit dhe vete tentimi per ta vrare per mua eshte me njemijenje pikepyetje!.. Jam i sigurt qe nje dite do te ndriçohet e gjithe “telenovela turke” e kesaj plagosjeje… Ndriqimi i saj do te ishte me interes edhe per shkapjen e shtetit dhe ndertimin e nje shteti te drejte per qytetaret e tij…
Akuzat dhe “tregimet” per te tjeret jane qesharake. Te tilla improvizime, montime, sajime, trillime te gjoja krijimit te nje organizate per ta “komprimituar” e “degraduar” Levizjen Popullore te Kosoves, Levizjen Kombetare dhe Vetevendosjen ne kohen tone mund te lexosh e degjosh vetem ne Turqine erdoganiste, ku njerezit edhe per enderrat e tyre futen ne burg, dhe ne shtete ku mungojne dhe dhunohen sistematikisht lirite dhe te drejtate themelore te njeriut… Ne cilin vend normal, ne cilin shtet, ku sundon e drejta, mund te rraset ne burg e te akuzohet dikush pse paska redaktuar nje liber, qofte ai edhe i Murat Jasharit?! Ne cilin vend normal mund te futet dikush ne burg e te akuzohet pse paska pire kafe me dikend qe me vone kishte qelluar nje njeri, ose kishte ber nje krim?! Ne cilin vend a shtet normal mund te arrestohet, te mbahet ne burg e te akuzohet dikush me trillimet e dy-tre spiuneve te sherbimit, me pergjimet e montuara ose me “deshmite” e te burgosureve qe shesin dinjitetin e tyre per ta blere ndonje muaj “liri”?! Turp te madh po i lene drejtesise dhe Republikes se Kosoves. Njeri, sipas kesaj aktakuze qesharake, eshte akuzuar se ka shperndare librin e Murat Jasharit!!! Ndersa ne Prishtine e kudo tjeter neper librari e vende publike shitet vepra (madje reklamohet!) e Hitlerit, Mein Kampf”, qe ishte baze e programit dhe projektit politik e shteteror per Luften e Dyte Boterore dhe per vrasjen, masakrimin… e qindra miliona njerezve! Ka edhe libra te tjere qe perhapin urrejtje, mosdurim e nxisin konflikte midis kulturave e popujve qe jane ne shitje e lexohen pa asnje kufizim!… “Jo po, mund te thone keta te “drejtesise”, ky Murat Jashari ka ngritur akuza te renda ne librin e tij per shefta tane politike e shteteror”… Po, e vertete. Ka gjera vertet qe nuk qendrojne, qe s’ishin pune e tij hiç, etj, etj. Por, te nderuar zoterinj te “drejtesise”, akuza per “burrat e shtetit”, siç ju pelqen t’i quani, jane bere nga foltorja e Kuvendit te Republikes! Sa e sa here kemi degjuar qe zyrtare te larte e krere te shtetit te akuzohen nga foltorja e Kuvendit te Republikes per krime, vrasje, dhune, mashtrime, korrupcion, vjedhje, grabitje, shperdorime nga me te rendate… Dhe, ju nuk i ndiqni as ata qe akuzojne, as keta qe akuzohen, sepse jane shefat tuaj! Ju nuk keni ndjekur asnjerin nga ata qe jane direkt ose indirekt (me veprimet dhe mosveprimet e tyre) pergjegjes per persekutimin, arrestimin, brgosjen, torturimin dhe vrasjen e qindra mijera shqiptareve gjate viteve e dekadave te pushtimit dhe gjate luftes! Pra ju jeni badhkefajtor per keto “politika” tuajat antishqiptare… Por, ju shkoni arrestoni, mbani ne burg dhe akuzoni pedagogun, veprimtarin dhe luftetarin e lirise dhe te drejtave te njeriut, Sadri Ramabajen, sepse nuk eshte me partite dhe bandate ne pushtet!! Ju imagjinoni, sajoni dhe trilloni organizata, grupe histori e krime per t’i mbrojtur dhe “shpetuar” hajdutet, te korruptuarit, te kriminalizuarit dhe shperdoruesit e gropebersit me te medhenj te shtetit te Kosoves, shefat tuaj! Por, s’keni faj! Nuk keni zanat tjeter. Kete zanat e kete zeje ushtronit edhe ne kohen e Jugoserbise! Por, te jeni te sigurte se luften me lirine, me drejtesine, me barazine dhe me te drejtate politike, qytetare e kushtetuese e keni te humbur qysh tash… Prandaj, hiqni dore nga kjo lloj “drejtesie”, LIROJENI SADRI RAMABAJEN dhe te gjithe te pafajshmit!
P.S. Dergojeni kete lende ne cilendo gjykate evropiane (po te ishte e mundur) per gjykim dhe do ta kuptoni sa palaço jeni!