Ministrja e MMPH, Albena Reshitaj, mori pjesë në Këshillin Joformal Ministror, të organizuar nga Komuniteti i Energjisë në Vjenë

Ministrja Reshitaj, mori pjesë në Këshillin Joformal Ministror, të organizuar nga Komuniteti i Energjisë në Vjenë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, mori pjesë në Këshillin Joformal Ministror, të organizuar nga Komuniteti i Energjisë në Vjenë, në të cilin morën pjesë ministra, zv/ministra, sekretar shteti, nga fusha e mjedisit, ekonomisë e energjisë të shteteve të ndryshme duke përfshirë Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë, Hungarinë, Austrinë, Gjermaninë, Danimarken, Ukraninën, Gjeorgjinë etj. Në fjalën e saj para të pranishmëve ministrja Reshitaj foli për sfidën e ndryshimeve klimatike me të cilën po ballafaqohet bota me ç’rast kërkoi që shtetet bashkërisht të punojnë në reduktimin e ngrohjes globale, sepse sipas saj duke marrë në konsiderat që jetojmë në një “fshat global” ku problemet e një shteti kanë interferime edhe në shtetet tjera, përpjekjet dhe kujdesi për botën duhet të jenë të përbashkëta.

“Kosova është në fazen e miratimit të Strategjisë për Ndryshimet Klimatike duke u angazhuar në reduktimin e ngrohjes globale, reduktimin e emisioneve ndotëse nga industria, duke promovuar ekonominë e gjelbër dhe energjinë e ripërtëritshme në vend” deklaroi ministrja Reshitaj. Gjatë kësaj kohe ministrja Reshitaj pati takime bilaterale edhe me Elizabeth Press, Drejtoren e Agjencisë së Energjisë së Ripertëritshme, Laurence Tubiana, Drejtoren e Fondacionit Evropian Klimatik, Christopher Joens nga Komisioni Evropian, ish ministren e mjedisit dhe përfaqësuesen e Danimarkës në Komisionin Evropian Connie Hedegaard Kokabang, Barbara Botos, zv/sekretaren e shtetit Hungarez për ndryshime.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …