Nga 23 qershori 1999 deri më 31 dhjetor 2002 nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë vendosur në komunën e Gjilanit 11 mijë e 783 banorë shqiptarë. Prishtina dhe Tirana zyrtare do të duhej më me ngulm të kërkojn zgjidhjen problemit të dëbuarve dhe në përgjithësi të çështjes të kësaj Krahine,duke ndërtuar një qëndrim unik. Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe subjektet politike në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, bashkërisht të trajtojnë këtë çështje për të ndërtuar dhe për të pasur një qëndrim. Trajtimi i dëbimit të shqiptarëve nga kjo Krahinë shqiptare dhe adresimi i këtyre problemeve tek institucionet. Shqiptarët e dëbuar duhet të bëjnë më shumë presion ndaj institucioneve të Kosovës që të marrin me seriozitet këtë problem. Këto institucione duhet marrin parasysh kërkesat e shqiptarëve, ashtu sikur po merren parasysh kërkesat e qeverisë serbe për qytetarët serbë në Kosovë. Data 23 qershori do të duhej të kujtohet si një ditë e kobshme për gjithë historinë e tri Komunave. (Refik Hasani)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …