Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka qenë një takim jo i lehtë, ka qenë një takim i vështirë por me tone pozitive për të shikuar nga e ardhmja për interesin e dy vendeve. Gjatë takimit është rënë dakord që procesi të merr një dinamikë dhe të intensifikohet në javët e ardhshme. “Gjithashtu kemi arritur në konkludimin se arritja e marrëveshjes përfundimtare është në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon. Pra arritjen e një marrëveshje fituese për të dy palët dhe kjo zgjidhje është marrëveshja e standardeve dhe kritereve evropiane, edhe për Kosovën edhe për Serbinë, një relacion evropian edhe për Kosovën dhe për Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …