leoni

Mediet në Serbi: Amerika ka tri synime kryesore për përfshirjen në dialog

Serbia falënderon Izraelin për mosnjohje të Shtetit të Kosovës

Edhe pse politikanët tanë përbehen në Izraelin, lavdërojnë popullin hebre, i përkujtojnë kohën kur shqiptarët kishin rrezikua jetët e tyre për t’ i mbrojtur  ata nga shfarosja, ky Shtet sionist nuk pranon kurrë ta njohë Kosovën, për më tepër i trashë marrëdhëniet me Serbinë, e cila edhe e falënderon me shumë arsye. Në një intervistë për “Jerusalim post”, ministri serb i Inovacionit dhe i zhvillimit teknologjik,  Nenad Popoviq, ka shtuar se pesë vende të Bashkimit Europian, ashtu sikur dhe Izraeli, nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe për këtë Serbia është thellësisht falënderuese. Duke komentuar marrëdhëniet e Serbisë dhe të Izraelit, Popoviq ka thënë se shumë izraelitë po shkojnë në Serbi. “Vjet kemi pasur 40 mijë turistë nga Izraeli, e një vit më parë 20 mijë, numri është dyfishuar për dy vjet. Edhe kompanitë izraelite janë shumë aktive në Serbi”, ka theksuar Popoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …