Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, gjatë vizitës së saj në bashkinë Malësi e Madhe, ripërsëriti edhe njëherë qartë se ndërtimi i një kampi refugjatësh nuk do jetë dhe nuk është një kusht për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Ambasadorja gjithashtu deklaroi se të vetmet kushtet që mund të jenë kanë të bëjnë me një mirëqeverisje dhe përmirësim të situatës në Shqipëri. E pyetur për vendet skeptike, Ambasadorja e BE deklaroi gjithashtu se vendimin përfundimtar e kanë 28 vendet anëtare, ndërsa nuk përjashtoi kushte të ndryshme që kanë të bëjnë me mirëqeverisjen e vendit. Vlahutin u shpreh e kënaqur me reformat në Shqipëri, ndërsa deklaroi se deri në fund të vitit shpreson që të ngrihen institucionet e rëndësishme të reformës në drejtësi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …