Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, ka kërkuar që të mos ketë vonesa të mëtutjeshme në emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Ai ka thënë që politika nuk ka vend në Kushtetutë dhe gjyqtarët e Kushtetueses duhet të emërohen menjëherë.
“Politika nuk ka vend në kushtetutë. Jo më shumë vonesa: Asambleja duhet të emërojë tre gjyqtarë të kualifikuar të Gjykatës Kushtetuese tani. Gjykata më e lartë thelbësore e Kosovës mund të funksionojë dhe të mbrojë sundimin e ligjit”, ka shkruar Delawie.