Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka reaguar pas vendimit që zona ekonomike amerikane të krijohet në Gjakovë

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka reaguar pas vendimit që zona ekonomike amerikane të krijohet në Gjakovë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka reaguar ndaj vendimit që zona ekonomike amerikane të krijohet në Gjakovë. Ai ka shkruar se Gjakova nuk e ka merituar që të ketë zonën ekonomike amerikane, por sipas tij, ky vendim u mor me përkrahje të qeverisë së Ramush Haradinajt. “Ne ishim të parët që bëmë propozim konkret për zonën ekonomike amerikane, madje me shkrim për Qeverinë që kjo zonë të vendosej në Vushtrri. Me këtë vendim Qeveria anashkaloi jo vetëm Vushtrrinë por edhe veriun e Kosovës, si rajoni më pak i zhvilluar ekonomikisht, e me probleme të mëdha politike, e kjo është e dëmshme ne aspektin strategjik afatgjatë për Kosovën”, ka thënë ai.

Tahiri ka shkruar me tutje se po të vendosej kjo zonë ekonomike në Vushtrrisë, ajo do të shërbente stabilitetit politik dhe ekonomik të veriut të Kosovës dhe sipas tij, me këtë vendim do të shuhej ideja për ndarjen e Kosovës. “Unë vazhdoj të besoj që Zona Ekonomike për Bizneset Amerikane po të vendosej në Vushtrri, do t’i shërbente stabilitetit politik dhe ekonomik veriut të Kosovës, e përfundimisht do të shuante ëndrrat për ndarje të Kosovës. Zona ekonomike amerikane në veriun e Kosovës do të ishte një Bondsteel ekonomik! Por qeveria e Kosovës vendosi mbi preferenca individuale e politike dhe jo ato strategjike. Edhe arsyet ekonomike janë në favor të propozimit tonë sepse sipas propozimit tonë Zona kishte tashme qasje në autostradë që është në përfundim por edhe në linjën hekurudhore, e qe Gjakova nuk i ka”, ka shkruar Tahiri. Në fund të reagimit të tij, ai i ka ftuar qeverinë që të reflektojë dhe të vlerësojë interesin strategjik afatgjatë të Kosovës dhe jo interesat partiake.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …