Gjykata Kushtetuese është jofunksionale që nga java e kaluar për shkak se Kuvendi ka dështuar t’i votojë brenda afatit tre gjyqtarët vendorë, të cilët do t’i zëvendësojnë ndërkombëtarët. Nga 9 gjyqtarë sa do të duhej të ishin, në Kushtetuese kanë mbetur vetëm katër – Arta Rama, Bekim Sejdiu, Gresa Caka dhe Selvete Gërxhaliu. Të martën mandati u ka skaduar edhe dy anëtarëve nga radhët e komuniteteve pakicë- Ivan Cukaloviq dhe Altay Suroy. Në vend të tyre janë zgjedhur Radomir Laban dhe Bajram Latifi, por të cilët nuk mund të nisin punën pa u dekretuar nga kryetari i shtetit. Sipas Kushtetutës, kuorumi në Kushtetuese nuk mund të bëhet pa shtatë anëtarë. Ndërkaq tre gjyqtarët shqiptarë, të cilët i zëvendësojnë tre të huajt që u ka skaduar mandati- nuk janë zgjedhur ende. Vonesat në finalizimin e këtij procesi kanë nxitur edhe reagimin e diplomatëve të huaj në Kosovës. Ata i kanë bërë thirrje politikës të mos ndërhyjë në organin më të lartë i cili është i thirrur për ta interpretuar Kushtetutën.
Kontrolloni gjithashtu
Milazim Krasniqi: Drejtësia duhet të veprojë për të adresuar skandalet e qeverisë
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për një sërë skandalesh që …