Drejtoresha për Ballkan Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz-Calavera do të vizitoj sot Kosovën. Calavera vjen në Kosovë për të lansuar Programin e ri të Reformës Ekonomike dhe për t’u takuar me përfaqësuesit e Qeverisë, Kuvendit dhe akterët tjerë. Ajo do të takohet kryeministrin Ramush Haradinaj, me kryetarët e grupeve parlamentare në Kuvend Kuvendi i Kosovës, me ministrat relevant lidhur me Agjendën e Reformave Evropiane. Po ashtu gjatë ditës se sotëm do të mbahet takimi bilateral ndërmjet Ministrit të Financave Bedri Hamza dhe Drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian Ruiz Calavera Genevova, si dhe takim i Koordinatorëve të fushave të Programit për Reforma në Ekonomi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …