leoni

Komuna e Vitisë përfituese e një projekti për Efiçencë të Energjisë nga GIZ-i gjerman

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një takim ekspert për Efiçencë të Energjisë për mbështetjen e komunave GIZ dhe përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Qëllimi i këtij takimi ishte Mbështetja e Agjencisë së Kosovës për Efiçiencën e Energjisë (AKEE), Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) dhe komunave të përzgjedhura për procesin e themelimit të Sistemit komunal për menaxhimin e energjisë përfshirë platformën për monitorim dhe raportim, me që rast edhe komuna e Vitisë është e përzgjedhur si përfituese e këtij projekti. Në këtë takim u tha se Kosova si anëtare nënshkruese e Traktatit për komunitetin e energjisë, duhet të kaloj nëpër procesin për përmbushjen e obligimeve ndaj Bashkimit Evropian (BE) dhe implementimin e agjendës në drejtim të aderimit në BE. Në këtë kontest është obligative për të gjitha vendet anëtare që janë kandidatë potencial për hyrje në BE për të përmbushur caqet nacionale për kursimin e energjisë deri në vitin 2018, përmes zhvillimit dhe implementimit të Planeve Nacionale të Veprimit për Efiçiencën e Energjisë (PNVEE), më tej për të zhvilluar Planet Komunale të Veprimit për Efiçiencën e Energjisë (PKVEE), implementimin e tyre dhe raportimin në baza të rregullta.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …