Kryetari Muharremaj po qëndron në Austri në një vizitë zyrtare

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, po qëndron në Austri i cili është takuar me zyrtarë austriakë dhe me një kompani austriake, ku ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me synim ndërtimin e Impiantit të ujrave të zeza në Suharekë. Me këtë rast ai u shpreh: “Theranda ka nevojë për partneritet dhe ndihmë ne realizimin e projekteve të cilat do te kontribuojnë në realizimin e një ambienti të pastër. Së bashku me kompaninë “Va Tech Wabag Gmbh” kemi arritur një marrëveshje bashkpunimi me synimin e arritjes se ndërtimit të impiantit të ujërave të zeza në Suharekë. Marrëveshja e arritur na angazhon në bashkpunim të metutjeshem për implementimin e qendrueshem të këtij projekti i cili synimin kryesor e ka trajtimin e ujerave te zeza dhe permiresimin e ambientit në Komunën tonë”. Për një Therandë të pastër, nga Vjena e Austrisë, tha ndër tjerash Kryetari Muharremaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …